“Partia, Republikanët e Kosovës është pezulluar përkohësisht pasi për arsye të problemeve shëndetësore të kryetarit të Partisë, z. Faton Kurti nuk ka qenë e mundur të mbahet Kuvendi i 3-të brenda datës 3 gusht 2023. Komisionit Qendror i Zgjedhjeve i është kërkuar shtyrja e afatit dhe nga KQZ-ja është miratuar po sot shtyrja e afatit të mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të Partisë me 45 ditë nga marrja e këtij vendimi”, thuhet në reagim.
Në reagim thuhet se data e saktë e mbajtjes së kuvendit të tretë të kësaj partie do të bëhet e ditur së shpejti.