Lajme
Partia e Gjukanoviqit del e para në Podgoricë, por qyteti mund t’u bie në dorë pro serbëve
Demokracia
23:52 | 23 Tetor 2022

Share:

Në Malin e Zi, të dielën janë mbajtur zgjedhjet lokale.

Raportohet për një fitore relative të partisë së Milo Gjukanoviqit.

Por kryeqyteti Podgorica po parashihet të bie në duart e forcave pro-serbe, në bashkëpunim me Dritan Abazoviqin që është kryeministër i Malit të Zi, edhe pse po prin partia e Gjukanoviqit.

Sonte po qarkullon një video ku dëgjohen serbët duke kënduar e duke valdisur flamujt për “këtë fitore”.

Rezultatet përfundimtare nuk janë publikuar ende.

Të ngjashme