Lajme
Partia e Drejtësisë u bën thirrje organeve të drejtësisë ta hetojnë me urgjencë sulmin ndaj Ismailit
Demokracia
11:34 | 02 Prill 2023

Share:

Partia e Drejtësisë ka dënuar ashpër sulmin fizik që dyshohet se i ka ndodhur të shtunën anëtarit të saj, Ali Ismaili, i cili është edhe Kryesues i Kuvendit të Komunës së Fushë-Kosovës.

Për rastin ka njoftuar vetë Ismaili, i cili është edhe imam në xhaminë e fshatit Miradi e Epërme, në të cilën thotë se se ka ndodhur sulmi.

“Është e qartë se vendosmëria e tij për ligjshmëri, barazi dhe drejtësi institucionale e mbështetur në vlerat e dëshmuara etike dhe morale ka penguar fuqishëm keqbërësit, të cilët për realizimin e qëllimeve të tyre të ulëta nuk hezitojnë edhe nga cenimi i jetës dhe integritetit të tij”, thuhet në reagimin e partisë.

Të ngjashme