Lajme
Partia boshnjake “Nasa Inicijativa” kërkon nga PZAP-ja që t’i anulojë votat e komunave serbe
Demokracia
13:42 | 02 Mars 2021

Share:

Partia boshnjake Naša Inicijativa (Iniciativa Jonë), ka mbajtur mesditën e së martës protestën e paralajmëruar për vendet e garantuara në Kuvendin e Kosovës.

Mesditën e së martës është mbajtur protestë nga komunitet jo shumicë në sheshet e kryeqytetit, siç thanë ata për uzurpim të vendeve të garantuara në parlament.

Përfaqësuesi i partisë Osman Dzudzevic tha para mediave se kjo protestë është organizuar kundër, siç tha, ai uzurpimit të vendeve të garantuara në Kuvendin e Kosovës, shkruan Demokracia.com.

“Ne kemi organizuar këtë protestë paqësore kundër uzurpimit të vendeve të garantuara në parlament. Uzurpimi vjen si pasojë e një procesi të inzhinjerimit elektoral që pa mundëson përfaqësimin efektiv të komuniteteve jo shumicë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Përmes këtij marshi protestues synojmë t’i shprehim pakënaqësitë tona si komunitet jo shumicë dhe t’i mbrojmë të drejtat tona të garantuara me Kushtetutë”, tha Dzudzevic.

Më tej, Dzudzevic tha se të drejtat kushtetuese të komuniteteve jo shumicë janë duke u sfiduar drejtpërdrejtë dhe mbijetesa e tyre po vihet në pikëpyetje, për këtë arsye.

“Komunitetet jo shumicë kanë marrë pjesë në ndërtimin e shtetësisë të Kosovës dhe shoqërisë së lirë të Kosovës, për këtë arsye kushtetuta e Kosovës i siguron atyre të drejtë të veçantë për të mbrojtur identitetin dhe garantuara mbijetesën e tyre, me qëllim të ruajtjes së diversitetit dhe multietnicitetit. Ajo që po ndodhë tani është një shkelje e dukshme e këtyre parimeve, ku të drejtat kushtetuese të komuniteteve jo shumicë sfidohen drejtpërdrejtë dhe mbijetesa e tyre vihet në pikëpyetje. Ne nuk kemi forcë apo numër për t’i mundësuar që të bëhen llogaritje dhe manipulime politike e as të jemi për keqpërdorim ose inzhinierim elektoral”, tha ai.

Dzudzevic shtoi se ky komunitet do të përdorë të gjithë mekanizmat ligjor, siç tha ai për të parandaluar abuzimin me vendet e garantuara.

“Ne do t’i përdorim të gjitha mekanizmat ligjore për të parandaluar abuzimin me vendet e garantuara në organin më të rëndësishëm të shtetit. Ftojmë të gjithë qytetarët dhe shoqërinë civile të përkrahin kauzën tonë dhe këtë betejë për mbrojtjen e parimeve kushtetuese. Ftojmë institucionet relevante dhe komunitetet ndërkombëtare të reagojnë dhe të përkujdesen që parimet dhe fryma kushtetuese të mirëmbahet dhe të respektohet”, shtoi më tej ai.

Ndërkaq, një protestues tjetër kërkoi nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), që të anulohen të gjitha votat nga komunat serbe.

“Ne do të ngrihemi ditë për ditë që mos me na përfaqësuar dikush nga jashtë shtetit, në këtë rast Serbia. Serbia ka ndërhy në shtetin tonë. Dhe shpresojmë në institucionet tona, pra nga PZAP, që menjëherë të anulon votat nga komunat serbe  ku jetojnë 100 për qind serb. Si nuk mundem unë me marrë votë në Drenicë se voton shqiptari, në këtë rast serbët (komunat serbe ) 100 për qind e kanë votuar Ardiana Hoxhiq. Nëse sot kjo i ka ndodh komunitetit boshnjak nesër mund t’i ndodhë komuniteteve tjera”, tha ai.

Protesta përfundoi në mënyrë paqësore duke u bërë thirrje që siç thanë organizatorët nëse prokuroria nuk nis hetime, protestat e tilla do të jenë edhe më masive./Demokracia.com/

Të ngjashme