Gjatë ditës së sotme në media u raportua për disa parregullsi me procesin zgjedhor në veri të vendit dhe me këtë rast po merret Prokuroria dhe Policia e Kosovës.
Lajmi është konfirmuar nga kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka, raporton Demokracia.com.
“Ne kemi një informatë për rastin në veri, kemi dërgu ekipet dhe janë njoftuar edhe prokuroria dhe policia dhe të gjithë tashmë janë duke u marrë me këtë çështje.”, ka thënë Daka në një konfernecë për media.
Ndryshe, gjatë ditës një komisionere raportoi se në qendrën e votimit “Aziz Sylejmani” në pjesën veriore të Mitrovicës, serbëve po u lejohet të votojnë disa herë.
Kujtojmë se sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare./Demokracia.com/