Lajme
Parlamenti Studentor: Profesori Bekim Bejta paraqet shqetësim, të merren masa ndaj tij
Demokracia
09:58 | 01 Prill 2023

Share:

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka kërkua nga organet drejtuese të këtij universiteti që të merren masa ndaj profesorit Bekim Bejta, i cili është denoncuar nga studentët për gjuhë denigruese në ambientet akademike,

Përmes një njoftimi, PS-ja ka vlerësuar se në bazë të audioincizimeve të publikua nga “Kohavizioni”, profesori në fjalë dëgjohet duke drejtuar kërcënime ndaj një studenteje e cila më pas e raportoi rastin tek Këshilli i Etikës të UP-së.

“Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës pak orë më parë në bazë të raportimit të “Kohavizion” u njoftua rreth një denoncimi që studentët e Fakultetit Filologjik kanë bërë ndaj profesorit të tyre, Bekim Bejta. Studentët shprehin shqetësimin se ky i fundit ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tyre dhe ka përdorur gjuhë denigruese në ambientet akademike. Në njërin prej audioincizimeve të regjistruara nga vetë studentët dëgjohet profesori në fjalë duke drejtuar kërcënime ndaj një studenteje e cila më pas e raportoi rastin tek Këshilli i Etikës të UP-së”, është thënë në njoftim.

Sipas Parlamentit Studentor, Bekim Bejta paraqet shqetësim dhe ndaj tij duhet merren masa.

“Këtë të premte, Këshilli i Etikës ka marrë një vendim, ku në të nuk shqiptohet ndonjë masë ndëshkimore ndaj profesorit Bejta mirëpo rekomandohet që Rektorati së bashku me Dekanatin e Fakultetit të Filologjisë të mbajnë një mbledhje konsultuese me profesorin në fjalë. Ne si Parlament Studentor kërkojmë nga organet udhëheqëse të Universitetit të Prishtinës që sa më parë t’i marrin masat e duhura për ketë rast absolutisht të patolerueshëm i cili paraqet shqetësim të madh për të gjithë ne si studentë”, është thënë në njoftim.

Të ngjashme