Lajme
Parlamenti Studentor kundërshton mbylljen e konvikteve
Demokracia
17:40 | 05 Prill 2021

Share:

Parlamenti Studentorë i Universitetit të Prishtinës është kundër mbylljes së Qendrës së Studentëve.

Qeveria e Kosovës ka mbajtur gjatë ditës së sotme mbledhje dhe ka marrë disa vendime për shkak të pandemisë COVID-19, shkruan Demokracia.com.

Në vendimin për masat e reja kundër COVID-19, është vendosur gjithashtu që të pezullohen konviktet dhe menza e studentëve, lidhur me këtë ka reaguar Parlamenti Studentor i UP-së.

“Parlamenti Studentor është kundër mbylljes së konvikteve, sepse ne konsiderojmë se qëndrimi i vetëm një studenti në dhomë nuk sjellë rrezikshmëri të madhe, ndërkaq studentët mund të ushqehen me opsionin MERR ME VETE (takeaway). Duke e pasur parasysh edhe përvojat jo të mira nga viti i kaluar, ne konsiderojmë që mbyllja e konvikteve nuk është e nevojshme”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i Parlamenti Studentorë të Universitetit të Prishtinës, pa ndërhyrje:

Sipas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës, mësimi në institucionet Universitare do të mbahet tërësisht në formë online që nga data 6 deri më 18 prill.

Në vendimin për masat e reja kundër COVID-19, është vendosur gjithashtu që të pezullohen konviktet dhe menza e studentëve, vendim për të cilin Parlamenti Studentor është kategorikisht kundër.

Parlamenti Studentor është kundër mbylljes së konvikteve, sepse ne konsiderojmë se qëndrimi i vetëm një studenti në dhomë nuk sjellë rrezikshmëri të madhe, ndërkaq studentët mund të ushqehen me opsionin MERR ME VETE (takeaway). Duke e pasur parasysh edhe përvojat jo të mira nga viti i kaluar, ne konsiderojmë që mbyllja e konvikteve nuk është e nevojshme.

Sipas këtij Parlamenti, institucionet përgjegjëse nuk janë konsultuar fare me përfaqësuesit e studentëve dhe Qendrën e Studentëve, gjë që sipas tyre, do të duhej bërë për të marrur vendime të tilla.

Duke e pasur parasysh edhe përvojat jo të mira nga viti i kaluar , ne konsiderojmë që mbyllja e konvikteve nuk është e nevojshme.

Institucionet përgjegjëse nuk janë konsultuar fare me përfaqësuesit e studentëve dhe Qendrën e Studentëve , gjë që do të duhej bërë për të marrur vendime të tilla./Demokracia.com/

Të ngjashme