Lajme
Parlamenti në Shqipëri nis me tensione
Demokracia
17:55 | 13 Shtator 2021

Share:

Seanca e sotme në parlament ka nisur plot tension mes kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe socialistit Taulant Balla.

Kërkesa e Petrit Vasilit i cili kërkoi sqarim se pse 4 deputetët e LSI nuk ishin përfshirë nga komisonet pralamentare, ai kërkoi ndërprerjen që edhe LSI të përfshihej.

Kjo solli edhe mbështetjen e Taulant Ballës, por kundërshtimin e Bashës.

pasi kryetarja e Kuvendit miratoi grupin, Basha iu drejtua me një gjuhë të ashpër, ndërsa më pas braktisi sallën bashkë me demokratët. shkruan tch.

“Keni shkelur rregulloren, merr urdhër si ushtare, turp të të vijë, e çfarë pushteti, çfarë mendon se është kjo, me çfarë pushteti?!”, iu drejtua Basha Nikollës.

Basha i shoqëruar me Agron Gjekmarkaj ka lënë sallën dhe ka shkuar në selinë e PD-së.

Të ngjashme