Lajme
Parlamenti i Kanadasë thotë se trajtimi i Kinës kundër Ujgurëve është gjenocid
Demokracia
17:29 | 23 Shkurt 2021

Share:

Shumica dërmuese e Parlamenti të Kanadasë kanë votuar për mocionin që thotë se trajtimi i Kinës kundër pakicës myslimane të ujgurëve, përbën gjenocid.

Mocioni i Partisë Konservatore të opozitës, kaloi të hënën me 266 vota edhe pse kryeministri, Justin Trudeau dhe gati i gjithë kabineti i tij abstenuan, shkruajnë mediat e huaja transmeton Demokracia.com

Ligjvënësit gjithashtu i bën thirrje Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për t’i zhvendosur Lojërat Olimpike Dimërore 2022 nga Pekini, nëse vazhdon ky trajtim ndaj ujgurëve.

Në anën tjetër Kina ka mohuar abuzimet dhe ka thënë se kampet e saj ofrojnë trajnim profesional dhe janë të nevojshme për luftimin e ekstremizmit.

Kanada është vendi i dytë në botë, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që i quan veprimet e Kinës  gjenocid.

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe ekspertët e Kombeve të Bashkuara kanë thënë se të paktën një milionë myslimanë janë burgosur në kampet e Kinës./Demokracia.com/

Të ngjashme