Lajme
Parlamenti Evropian po planifikon qendrën e vet të vaksinimit
Demokracia
13:34 | 28 Janar 2021

Share:

Parlamenti Evropian ka në plan të krijojë qendrën e tij të vaksinimit kundër Covid-19 në selinë e tij në Bruksel.

Sipas agjencisë austriake APA, deputetët dhe qytetarët mund të vaksinohen në këtë qendër.

Autoritetet belge shëndetësore luajnë një rol të madh në planifikimin e qendrës, transmeton KP.

Detajet janë ende duke u përgatitur dhe vaksinimi, sipas të dhënave jozyrtare, mund të fillojë në mars ose prill.

Parlamenti Evropian nuk do të përcaktojë listën e përparësive në bazë të funksionit, por në bazë të përkatësisë në grupet e rrezikut.

Të ngjashme