Parlamenti Evropian ka ndarë certifikata për nxënësit e Gjimnazit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, të cilët ishin pjesëmarrës në konferencën e organizuar nga Euroscola bashkë me 94 shkolla tjera të Bashkimit Evropian.
Këto certifikata të Parlamentit Evropian janë pranuar nga kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cilit sot në sallën e Kuvendit Komunal, ua dorëzoi nxënësve pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare, shkruan Demokracia.com
“Jam jashtëzakonisht krenar me punën e juaj dhe pjesëmarrjen si shkolla e vetme jashtë BE-së që ka arritur të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Euroscola, bashkë me 94 shkolla tjera të Bashkimit Evropian, me temën “Edukimi dhe punësimi i të rinjve: Çfarë na duhet për të ardhmen tonë?”, tha Lladrovci.
Njoftimi i Komunës së Drensit pa ndërhyrje:
Parlamenti Evropian ndan certifikata për nxënësit e Drenasit, Kryetari Lladrovci zotohet për përkrahje
Parlamenti Evropian ka ndarë certifikata për nxënësit e Gjimnazit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, të cilët ishin pjesëmarrës në konferencën e organizuar nga Euroscola, bashkë me 94 shkolla tjera të Bashkimit Evropian.
Këto certifikata të PE-së janë pranuar nga kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cilit sot, në sallë e Kuvendit Komunal, ua dorëzoi nxënësve pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare, duke u shprehur krenar dhe mirënjohës për suksesin e gjimnazistëve. Bashkë me këto certifikata lëvdate për pjesëmarrjen e suksesshme të nxënësve të Drenasit, ata pranuan edhe Flamurin e Bashkimit Evropian.
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është shprehur krenar me punën e nxënësve, duke u zotuar për përkrahje të vazhdueshme dhe ndarje të një burse për nxënësit pjesëmarrës në konferencën nga Euroscola në Parlamentin Evropian.
“Jam jashtëzakonisht krenar me punën e juaj dhe pjesëmarrjen si shkolla e vetme jashtë BE-së që ka arritur të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Euroscola, bashkë me 94 shkolla tjera të Bashkimit Evropian, me temën “Edukimi dhe punësimi i të rinjve: Çfarë na duhet për të ardhmen tonë?”. Jam shumë krenar që ju ishit jo vetëm pjesë e 94 shkollave dhe mbi 3 mijë nxënësve, por keni qenë edhe në mesin e të përzgjedhurve. Suksesi juaj në përfaqësimin e Drenasit dhe Kosovës në Parlamentin Evropian na ka bërë krenar neve si komunë, mësimdhënësit, drejtorin, shkollën dhe familjet e juaja. Prioriteti im që nga marrja e mandatit ka qenë arsimi, në mënyrë që Drenasi, ju nxënës të dashur të krahasoheni me nxënësit e vendeve të BE-së dhe që arsimi të jetë në hap me arsimin e vendeve të BE-së. Këtë tashmë e keni arritur me përkushtimin e juaj, drejtorit të gjimnazit, Mentor Sahiti dhe DKA-së, drejtorit Muhamet Gjoka, duke dhënë mesazh që arsimi është prioritet i ynë i përbashkët. Ju them edhe njëherë se me keni bërë krenar shumë dhe ju garantoj që mbështetja nuk do të ju mungoj asnjëherë. Sot, para jush këtu, zotohem se ju do të përfitoni bursë këtë vit për pjesëmarrje dhe përfaqësim të shkëlqyer në Parlamentin Evropian. Siç jam zotuar, së bashku me miqtë nga Gjermania, Finlanda, Austria, Italia, do të vazhdojmë të punojmë bashkërisht, që nxënësit tanë të jenë krahë bashkëmoshatarëve të tyre në BE. Kjo do të realizohet në shtator të vitit 2021, ku Drenasi organizon konferencë ndërkombëtare me nxënës, mësimdhënës, drejtues institucionesh arsimore nga Gjermania, Finlanda, Austria, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës”, ka thënë ndër të tjerash kryetari Lladrovci në fjalimin e tij.
Ndërsa, Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Muhamet Gjoka para nxënësve mes të tjerash tha “Ju falënderoj për përkushtimin dhe përfaqësimin e Drenasit në Parlamentit Evropian, por edhe në organizata të huaja të Bashkimit Evropian. Sukseset e juaja janë motiv për ne dhe jetësim i zotimit të kryetarit që t’i thyejmë barrierat ndërkufitare”.
Në këtë takim, nxënësit prezantuan projektet e realizuara gjatë vitit të kaluar si prezantimi i ueb faqes së shkollës, sistemi i menaxhimit të të dhënave i pari i këtij lloji i aplikuar në shkollat e mesme, dhe punime tjera inovative nga fusha e teknologjisë.
Në fund, kryetari Lladrovci dhe DKA-ja u zotuan se do të përkrahin nxënësit dhe kërkesat e tyre me qëllim të avancimit të sistemit tonë arsimor. /Demokracia.com