Lajme
Parlamenti Evropian ia ‘ngushton’ lakun Serbisë, i kërkon njohjen e Kosovës dhe sanksionimin e Rusisë
Demokracia
08:26 | 06 Korrik 2022

Share:

Deputetët e Parlamentit Evropian do të votojnë në mesditë në seancën plenare në Strasburg për raportin e këtij viti për Serbinë, i cili kërkon normalizimin e marrëdhënieve për Kosovën, harmonizimin me sanksionet kundër Rusisë.

Të gjitha këto do të jenë si parakushte për anëtarësim, raportojnë mediat serbe.

Në tekstin e raportit shtohet se “Serbia dhe Kosova pritet të nënshkruajnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve në bazë të njohjes reciproke”.

Parlamenti Evropian përsërit thirrjen drejtuar Serbisë për të ndërmarrë hapa për të rritur më tej lirinë e medias, për të garantuar lirinë e shprehjes, pavarësinë dhe pluralizmin e medias.

Raporti i Parlamentit Evropian i miratuar në seancën plenare merr formën e një rezolute, e cila nuk është fillimisht detyruese, por paraqet udhëzime politike për vendin në procesin e integrimit evropian.

 

Të ngjashme