Lajme
Parlamenti Europian mban një minutë heshtje për viktimat në Bucha
Demokracia
22:25 | 04 Prill 2022

Share:

Seanca e sotme plenare e Parlamentit Europian filloi me një minutë heshtje të kërkuar nga Presidentja Roberta Metsola në kujtim të të gjitha viktimave në Ukrainë.

“Për të kujtuar viktimat e Bucha-s, Irpin-it dhe të gjitha viktimat e luftës nga terrori dhe dhuna”, tha Metsola.

Bashkimi Europian bëri të ditur më herët se do të shqyrtojë mundësinë e një raundi të ri sanksionesh ndaj Rusisë, pas njoftimeve për akte mizorie të kryera në qytetet ukrainase të pushtuara nga forcat ruse.

Të ngjashme
Lajme • 04 Maj 2024