Lajme
Parlamenti çek shpall Rusinë vend ”terrorist”
Demokracia
21:40 | 15 Nëntor 2022

Share:

Parlamenti çek ka miratuar një mocion që e përshkruan administratën aktuale ruse si “terroriste”.

Mocioni veçoi sulmet e përhapura ndaj objektivave civile ukrainase dhe infrastrukturës kryesore të energjisë.

Gjatë votimit, 129 nga 156 deputetë të pranishëm në parlament me 200 vende miratuan mocionin, shkruan BBC.

Mocioni u kundërshtua nga të 14 deputetët e partisë së ekstremit të djathtë SPD.

Qeveria çeke e qendrës së djathtë është një nga mbështetësit më të fortë të Ukrainës dhe ishte ndër të parat që dërgoi armë të rënda, përfshirë tanke për forcat e armatosura ukrainase.

Të ngjashme