Lajme
Parkingjet në Prishtinë po ri-dizajnohen, Havolli thotë se po investohet në të gjitha lagjet
Demokracia
11:10 | 05 Gusht 2023

Share:

Kryeshefi i ndërmarrjes publike lokale “Prishtina Parking”, Sokol Havolli, në një intervistë për Ekonomia Online ka konfirmuar kanë filluar disa projekte të rregullimit të parkingjeve në lagjet “Bregu i Diellit” dhe “Ulpiana” në kryeqytet.

Ai po ashtu shtoi se ndërmarrja “Prishtina Parking”, ka arritur kontratën sipas të cilës parashihet që tërë qyteti i Prishtinës të mbulohet me sinjalistikë horizontale.

Havolli tha se inkasimet që bëhen nga qytetarët që e shfrytëzojnë parkingjet që menaxhohen nga kjo ndërmarrje do të kthehen si investim brenda lagjeve rezidenciale.

“Fillimisht për gjatë komunikimit që e kemi pasur në të kaluarën me qytetarët e Prishtinës, vazhdimisht kemi insistuar se pjesa e inkasimit nga qytetarët ose nga personat që e shfrytëzojnë parkingun në kryeqytet kryesisht do të kthehet si investim brenda lagjeve rezidenciale. Kemi filluar me lagjen Ulpiana, me lagjen ‘Bregu i Diellit’ duke marr edhe aktivitete investive duke përfshire edhe disa prej të cilave janë edhe obligime të natyrës, rregullave të trafikut siç është edhe sinjalistika horizontale”.

“Tani me kemi arrit kontratën e cila do e mbuloj gjithë qytetin e Prishtinës me sinjalistik horizontale, pra vijëzimi do të realizohet në çdo lagje ne kryeqytete dhe çdo hapësire që menaxhohet nga ndërmarrje publike lokale “Prishtina Parking””, tha ai.

Kryeshefi Havolli tha se ndërmarrje që udhëheq ai në bashkëpunim me Drejtorin e Investimeve Kapitale në Prishtinë dhe Ndërmarrjen Publike Banesore, janë duke ndërmarr disa aktivitete  të natyrës investive që nënkupton ri-aranzhimi, ri-rregullimin si dhe ri-dizajnimin e hapësirave të parkingjeve.

Ai tha se në lagjen Bregu i Diellit në rrugën “Elez Geci”, është duke u realizuar një projekt i cili i përgjigjet kërkesave të banorëve, ku në këtë projekt përfshihen ri-arazhimin e hapësirave, gërryerjen edhe shtrirjen e një shtrese të tret të asfaltit si dhe pjesa gjelbëruese.

“Përveç vendosjes së sinjalistikës ne gjithashtu edhe në bashkëpunim edhe me drejtoritë përkatës të Komunës së Prishtinës si dhe me Ndërmarrjen Publike Banesore, jemi duke ndërmarr edhe disa aktivitete të natyrës investive që nënkupton ri-aranzhimi, ri-rregullimin si dhe ri-dizajnimin e hapësirave të parkingjeve me qëllim që të jetë më funksionale dhe të krijohen sa më shumë vend parkingje për banorët rezident”.

“Projekti në fjale i rrugës ‘Elez Geci’ është një projekt i cili për fatin tonë të mirë është dizajnuara nga artitekët e lagjes. Projekti adreson pikërisht ato kërkesa të cilat banorët e lagjes i kanë paraqitur. Investimi këtu përfshinë ri-arazhimin e hapësirave, po ashtu gërryejnë edhe shtrirjen e një shtrese të tret të asfaltit si dhe në fund do të ketë një pasurim shumë të madh edhe sa i përket hapësirave të gjelbëruara për rreth parkingjeve”.

“Kjo pjesa e investimeve brenda në lagje siç po e shiheni, lëvizja e ishujve e kështu më radhë e ka vlerën diku rreth 50 mijë euro, ndërsa pjesa e asfaltit nuk e kam informatën e saktë, sepse ka mbetur që të prezantohet kostoja në ndërkohë tekë drejtoria e investimeve kapitale. Sigurisht vlerta e investimit në këtë lagje mund të jetë 10 fish edhe 20 fish më shumë se sa që ndërmarrja ‘Prishtina Parking’ inkason nga kjo lagje”, tha ai.

Havolli sqaroi se i njëjti projekt është duke u realizuar në lagjen Ulpiana në rrugën “Zija Shemsiu”, ai shtoi se ata kanë shikuar që edhe në qendër të intervenohet me saktësisht në rrugën “Hajdar Dushi”, ku sipas tij aty do të behët një intervenim i plotë i rrugës.

“Lagjia Ulpianë fillimisht në tersi do të sinjalizohet me sinjalizim horizontal, pastaj e kemi projektin e gatshëm për rrugën ‘Zija Shemsiu’ e cila po ashtu do të implementohet ngjashëm me hapësirat si këtu. Qëllimi i asaj është që të vendoset një rregull i komunikacionit me adekuat si dhe të mbrohet pjesa e trotuareve. Përveç kësaj do të ketë intervenime edhe në çdo lagje ku ka nevojë edhe më infrastrukturë. Edhe rruga ‘Hajdar Dushi’, gjithmonë është intervenuar në atë rrugë në mënyrë të pjesshme tani më po shihet se aty ka probleme, jemi duke shqyrtuar mundësinë që ta bëjmë një intervenim të plotë”, tha ai.

Të ngjashme