Nga romanet fantastiko-shkencore deri tek filmat aksion, taksitë fluturuese kanë qenë pjesë e imagjinatës njerëzore prej kohësh.
Por, këto mjete futuristike janë fare pranë bërjes realitet dhe mund të përdoren edhe si taksi për të transportuar fansat e sportit gjatë Lojërave Olimpike 2024, në Paris.
Kjo është bërë e ditur nga zyrtarë francezë, të cilët shtuan se kanë nisur testimet me taksi elektrike fluturuese që pritet të përdoren gjatë Lojërave Olimpike, shkruan Daily Mail përcjellë Demokracia.
Qëllimi final është të krijohen të paktën 2 pista fluturimi në ajër, në mënyrë që të lehtësohet trafiku gjatë lojërave.
Për momentin, rreth 30 prodhues të të tilla makinave do të testojnë produktet e tyre në fushën ajrore Cromeilles-en-Vexin, që ndodhet vetëm disa kilometra larg Parisit, përcjellë Demokracia.
Ky lajm vjen pak kohë pasi kompania koreano-jugore, Hyundai, njoftoi planet për hedhjen në treg të taksive fluturuese autonome deri në vitin 2028, të cilat do të kenë mundësi të akomodojnë deri në 5 pasagjerë.
CEO i Aeroport De Paris, Augustin de Romanet u shpreh për mediat franceze se:
“Këto testime janë të paprecedente deri më sot në Europë,’ dhe se ‘ato do të shërbejnë për të ndërtuar një eksperiment konkret dhe për të eksploruar gamën e mundësive të aviacionit inovativ dhe net-zero, si dhe për të zhvilluar tregun e aviacionit në lartësi të ulëta (poshtë 300 metrave), i cili deri tani ka mbetur më së shumti i paeksploruar.”/Demokracia.com/