Sport
Paris Saint-Germaini e mund St.Etiennen me përmbysje, Messi shkëlqen me “het-trik” të asistimeve
Demokracia
15:07 | 28 Nëntor 2021

Share:

Paris Saint-Germaini ka shënuar fitore në takimin e vlefshëm për javën e 15-të në Ligue 1 kundër St.Etiennes.

Parisienët ishin në disavantazh fillimisht, ndërsa gjetën forcën të rikthehen për t’i arkëtuar pikët e plota, shkruan Demokracia.com.

Bouanga ia dhuroi epërsinë vendasve në minutën 25-të kur shënoi golin e avantazhit.

Punët për vendasit u përkeqësuan në minutën e 45-të kur Kolodziejcak u ndëshkua me karton të kuq.

Dy minuta më vonë, Marquinhos barazoi shifrat me asistimin e Messit.

Po shënohej minuta e 79-të kur Di Maria përmbysi rezultatin në 1-2 me Messin sërish në rolin e asistuesit.

Messi asistoi edhe në golin e tretë të shënuar nga Marquinhos në minutën e parë shtesë.

PSG-ja është lidere me 40 pikë, ndërsa St.Etienne e fundit me 12 pikë. /Demokracia.com

Të ngjashme