ShowBiz
Paris Hilton tregon në Kongresin Amerikan historinë e përdhunimit brenda një institucioni
Demokracia
11:55 | 30 Qershor 2024

Share:

Paris Hilton ka rrëfyer në Kongresin Amerikan historinë e saj personale sesi abuzuan me të seksualisht kur ishte 17 vjeç.

Hilton tregoi se prindërit e mbyllën në atë kohë për dy vite në një institucion për të korrigjuar sjelljen e saj të papërshtatshme.

Programet u premtonin prindërve trajtim, zhvillim dhe mbështetje për fëmijët e tyre. Por gjërat ishin shumë ndryshe.

“Përkundër asaj që premtuan, nuk më lejuan të flisja, të lëvizja lirshëm apo as të shikoja nga dritarja për dy vjet”.

Nuk mundej as t’u tregonte prindërve në telefon pasi bisedat përgjoheshin.

“Është vërtet e vështirë t’i thuash dikujt në botën e jashtme. Shumë prej këtyre fëmijëve nuk besohen sepse këto vende u thonë prindërve se po i gënjejnë dhe i manipulojnë sepse duan të kthehen në shtëpi”, tha Paris Hilton. Ajo shtoi se industria e këtyre institucioneve arrin në 50 miliardë dollarë dhe se ato janë traumatike për një adoleshent.

Hilton është angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe adoleshentëve.

Ajo ka treguar edhe më herët një histori përdhunimi, kur ishte vetëm 15 vjeçe. Madje si pasojë e atij përdhunimi ka mbetur shtatzënë dhe ka abortuar.

Të ngjashme
ShowBiz • 02 Korrik 2024