ShowBiz
Paris Hilton i jep fund beqarisë
Demokracia
12:12 | 18 Shkurt 2021

Share:

Paris Hilton është fejuar.

I dashuri i Hilton, Carter Reum bëri propozimin për yllin e socialitetit dhe realitetit gjatë fundjavës pas një viti lidhje. Ajo konfirmoi lajmin në faqen e saj të internetit dhe në Instagram, duke e quajtur Reum “shokun e shpirtit”.

“Kur të gjeni shokun tuaj të shpirtit, ju nuk e dini. Ju vetmëm e ndjeni atë”, mbishkroi Hilton fotot e lumtura të fejesës. “Dashuria ime dhe unë kemi qenë së bashku që në takimin tonë të parë dhe për ditëlindjen time, ai organizoi një udhëtim të veçantë në parajsën tropikale. Ndërsa ecnim për darkë përgjatë plazhit, Carter na çoi në një kabanë të zbukuruar me lule dhe ra në një gju. Unë thashë po, po për gjithnjë. Nuk ka askënd me të cilin do të preferoja të kaloja përgjithmonë “.

Shumë miq të çiftit, komentuan në postimin e Hilton, duke i uruar dyshes sa më shumë lumturi në jetën e tyre. /Demokracia.com/

Të ngjashme