Lajme
Parashikimi i motit për të dielën: Diell dhe vranësira të pjesshme
Demokracia
23:47 | 27 Gusht 2022

Share:

Të dielën mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht rrëzë maleve, të cilat në pjesën e dytë të ditës në pjesën veriore dhe veriperëndimore mund të krijojnë kushte për rrufe.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

Indeksi i rrezeve ultravjollcë do të jetë i lartë, andaj qytetarët udhëzohen të mos jenë në kontakt direkt me rrezet e diellit, në intervalin kohor 10:00-17:00 ose të mbahen masat mbrojtëse si kapelë, rroba me ngjyrë të hapur, syze dhe të konsumohet ujë. Ndërsa personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike duhet të qëndrojnë në shtëpi në ambiente të hapura ku ka qarkullim të mjaftueshëm të ajrit.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Të ngjashme