Lajme
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
Demokracia
09:28 | 07 Shkurt 2021

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se dita e dielë do të karakterizohet me mot stabil, me diell dhe vranësira të pjesëshme, më të theksuara rrëzë maleve.

Sipas institutit, në viset e ulëta dhe mesatare parashihen kushte për mjegull.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim. /Demokracia.com

Të ngjashme