Lajme
Parashikimi i motit për sot
Demokracia
08:21 | 13 Shkurt 2024

Share:

Vranësirat do të dominojnë qiellin mbi vend edhe ditën e martë, ku kohëpaskohe shoqërohen edhe me të reshura të dobëta shiu. Viseve malore priten edhe reshje dëbore.Gjatë ditës patjetër, se nuk do të mungojnë edhe intervale me diell.

Temperaturat minimale zbresin në 2C e 4C, ndërsa ato maksimale në një rënie të lehtë, e shkojnë deri në 10C e 12C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare veriore 3-6m/s, njofton Prishtina Weather.

Të mërkurën parashihen intervale më të gjata me diell, derisa të reshurat mbesin më të izoluara përreth viseve malore, kryesisht dëbore.

Të ngjashme