Lajme
Parashikimi i motit për sot
Demokracia
08:11 | 11 Nëntor 2023

Share:

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët deri në pjesën e parë të ditës, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje shiu, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të pranishme që nga mesnata.

Në zonat e larta malore priten reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 15°C.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-70 km/h.

Të ngjashme