Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbaj mot me diell dhe vranësira të dendura.
Në njoftimin e IHMK-së thuhet se kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte që gjatë ditës të ketë riga lokale shiu, përcjell Demokracia.com.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Mot me diell dhe vranësira të dendura. Në fushat termike parashihen rënie të lehta, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimaleve. Gjithashtu do të ketë rënie edhe në fushat barike. Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte që gjatë ditës të ketë riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme./Demokracia.com/