Lajme
Parashikimi i motit për sot
Demokracia
08:10 | 27 Mars 2025

Share:

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje shiu, lokalisht në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Plauhuri saharian do të vazhdojë të jetë i pranishëm, me ç’rast reshjet do të përzihen me baltë, raporton Meteo Kosova.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 17 deri në 52 km/h.

Ndërkaq, temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 17°C.

Të ngjashme