Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se java e dytë e muajit mars do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.
IHMK bën të ditur se mot i ndryshueshëm do të mbajë javën e dytë të marsit. Parashihen reshje në formë shiu dhe bore.
Në viset e larta mbi 1 mijë metra, parashihen reshje bore, njofton IHMK.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 6-12 gradë Celsius.
Njoftimi i plotë i IHMK-së:
Java e dytë e muajit mars do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Parashihen reshje në formë shiu dhe bore, në viset e ulëta dhe mesatare, ndërsa në viset e larta mbi 1000 m, parashihen reshje bore. Reshje shiu dhe bore parashihet ditën e martë, të mërkurën dhe në fundjavë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s./Demokracia/