Lajme
Parashikimi i motit për javën e parë të marsit
Demokracia
15:15 | 28 Shkurt 2021

Share:

Institui Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se java e parë e muajit mars do të karakterizohet me mot kryesisht të ngrohtë.

Sipas njoftimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celcius, ndërsa maksimalja parashihet të arrijë ndërmjet 9-17 gradë Celcius, përcjell Demokracia.com.

“Java e parë e muajit mars do të karakterizohet me mot relativisht të ngrohtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-17 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Instituti Hidrometeorologjik njofton se fundjava parashihet të ketë vranësira, të cilat mund të sjellin shi dhe ulja të temperaturave.

Njoftimi i plotë i IHMK-së

Java e parë e muajit mars do të karakterizohet me mot relativisht të ngrohtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-17 gradë Celsius. Në fundjavë parashihet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat vende–vende do të sjellin shi dhe ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s.

Si pasoj e masave anticiklonike të stacionuara ditë më parë mbi territorin tonë, kushtet biometeorologjike do të jenë mesatarisht të mira, sepse ndotësit vazhdojnë të mbeten të ekuilibruar në stadet e para të Troposferës.

Ndërsa, kushtet Agrometeorologjike do të jenë të shkëlqyera, me theks të veçantë në fushën e pemëtarisë, sepse, për shkak të temperaturave të ulëta, kryesisht gjatë natës, bujku mund ta kryen procesin e krasitjes së pemëve, sepse edhe është afati optimal i kryerjes së këtij procesi./Demokracia/

Të ngjashme