Lajme
Parashikimi i motit për fundjavë
Demokracia
18:43 | 31 Mars 2023

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë fundjavës do të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Në njoftimin e IHMK-së thuhet se Vranësirat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende  edhe me shkarkime rrufesh.

“Temperaturat do të shënojnë rritje sidomos në vlerat e minimaleve, derisa ato maksimalet priten të jenë tipike pranverore. Gjithashtu edhe presioni atmosferik do të ulet dukshëm nën vlerat e normales”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Njoftimi i plotë:

Parashikimi i Motit (1 & 2 prill 2023)!

Dita e shtunen parashihet të mbajë me mot me diell dhe vranësira të çrregullta.Vranësirat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende  edhe me shkarkime rrufesh. Temperaturat do të shënojnë rritje sidomos në vlerat e minimaleve, derisa ato maksimalet priten të jenë tipike pranverore. Gjithashtu edhe presioni atmosferik do të ulet dukshëm nën vlerat e normales.

Të dielen parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell.Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Në fushat termike  nuk do të ketë ndryshime ,kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale , ndersa minimale do të shënojnë ulje për 3-5 gradë Celsius,.

Gjatë këtyre dy ditëve parashihet të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi    1-12m/s

Të ngjashme