Lajme
Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme, maksimalja deri 32 gradë
Demokracia
15:12 | 02 Qershor 2022

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të dendura.

Me anë të një komunikate për media, IHMK, ka shtuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të jenë ndërmjet 28-32 gradë Celsius.

Po ashtu shtohet se, të premten vranësirat nuk do të jenë stabile gjë që vende-vende parashihen të sjellin reshje dhe shkarkime rrufesh.

“Mot kryesisht me diell dhe vranësira të dendura do të karakterizoj motin gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme. Të premten vranësirat nuk do të jenë stabile gjë që vende-vende parashihen të sjellin reshje dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat mbeten të larta për ketë periudhë të stinës , ndonëse kanë mbetur edhe më pak se tri javë, kur dhe zyrtarisht futemi në stinën e verës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme