Mot kryesisht me diell ditën e martë, e të mërkurën kryesisht me vranësira, pa përjashtuar mundësitë për riga lokale shiu.
Sipas Prishtina Weather temperaturat në vise të ulëta luhaten nga 9 gradë celsius deri 26 gradë celsius, e në vise malore nga 6 gradë celsius deri 18 gradë celsius, përcjell Demokracia.com.
Njoftimi i plotë:
6.09.2021 – Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
Mot kryesisht me diell ditën e martë, e të mërkurën kryesisht me vranësira, pa përjashtuar mundësitë për riga lokale shiu.
7.09.2021 – Kryesisht me diell. Temperaturat në vise të ulëta luhaten nga 9C deri 26C, e në vise malore nga 6C deri 18C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-8m/s. Indeksi UV në vlera të larta. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të mira dhe të pranueshme.
8.09.2021 – Kryesisht me vranësira, e më vonë pasdite dhe në mbrëmje, vende-vende me mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat në vise të ulëta lëvizin ndërmjet 8C deri 25C, e në vise malore 5C deri 18C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga lindja e verilindja 5-18m/s. Indeksi UV në vlera mesatare. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të mira dhe të pranueshme./Demokracia.com/
https://www.facebook.com/PrishtinaWeather/posts/4317649668282753