Lajme
Parashikimi i motit për ditën e sotme, temperaturat bien deri -8 gradë Celsius
Demokracia
07:43 | 20 Janar 2021

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), njofton se në dy ditët e ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Në mëngjesin e së mërkurës do të ketë ngrica në gjithë territorin.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s, njofton IHK./Demokracia.com

Të ngjashme