Lajme
Parashikimi i motit për 5 ditë, priten temperatura deri në 20 gradë Celsius
Demokracia
21:05 | 25 Mars 2022

Share:

Kthjellët dhe ngrohtë në fundjavë. Ngrohtë mbetet edhe në fillim të javës, me vransira të ndryshueshme, të hënën me riga lokale shiu.

25.03.2022 – Moti i kthjellët dhe i ngrohtë, që po mbretëron ditëve të fundit, vazhdon edhe përgajtë ditëve të fundjavës. Në ditët e para të javës së ardhshme mbetet mot i ngrohtë, mirëpo me vransira kalimtare dhe zhvillime të vransirave lokale. Ditën e hënë pasdite shkurtimisht priten edhe kushte për riga lokale shiu.

Më shumë të reshura parashihen në pjesën e dytë të javës, kryesisht të shiut.

Mungesa e qarkullimit të mirë ajror në ditët e fundjavës, mbanë ndotësit më të përqëndruar pranë sipërfaqes, që bën edhe indeksin të kaloj në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta. Gjithashtu në këto ditë të kthjellëta dhe me diell, orëve të pasdites do të ketë edhe rritje të ozonit sipërfaqësor që në disa stacione, shtynë indeksin të kaloj edhe në vlera mesatare, por edhe të dobëta.

26.03 – Kryesisht kthjellët dhe me diell.
27.03 – Ngrohtë, kthjellët dhe me diell. Në mbrëmje vransira kalimtare.
28.03 – Ngrohtë, paradite me kthjellime e ditën vransirat shtohen. Pasdite më vonë mundësi për riga lokale shiu.
29.03 – Kryesisht me diell e ngrohtë. Pasdite zhvillime të vransirave lokalre.
30.03 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell, mbetet ngrohtë.

Temperaturat me tendencë të rritjes, minimalet luhaten nga -1C deri 5C, e maksimalet luhaten ndërmjet 16C e 18C, por lokalisht mund të arrijë edhe vlera prej 20C.

Në fundjavë fryn erë e lehtë nga veriperëndimi 1-5m/s, e nga e hëna frynë edhe erë mesatare nga jugperëndimi 5-12m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes në fundjavë, e më pas në rënie.

Të ngjashme
Lajme • 12 Maj 2025