Sport
Parashikimi i EA: Kjo kombëtare e fiton Kupën e Botës, kanë qenë të saktë në 2010, 2014 dhe 2018
Demokracia
19:35 | 08 Nëntor 2022

Share:

EA Sports kanë bërë parashikimin për fituesin e Kupës së Botës.

Kompania e video lojërave, EA, ka bërë parashikimin e zakonshëm për fituesin e Kupës së Botës.

Me sistemin që simulon ndeshjet përmes video-lojës FIFA, EA ka bërë parashikimet edhe në vitet 2010, 2014 dhe 2018, duke qenë e saktë në të tri rastet.

Kësaj radhe, sipas EA, parashikimi thotë se Argjentina do të jetë fituese e Kupës së Botës 2022.

Po ashtu, thuhet se Messi do të jetë fituesi i Këpucës së Artë.

Mbetet të shihet nëse parashikimi i EA do të jetë i saktë edhe në herën e katërt.

Të ngjashme