Sport
Paraqitje fenomenale ndaj Frankfurtit, Rashica në formacionin e javës në Bundesliga
Demokracia
14:27 | 01 Mars 2021

Share:

Faqja prestigjioze “WhoScored” ka publikuar formacionin e më të mirëve të javës në elitën e futbollit gjerman, Bundesliga.

Në këtë formacion është i përfshirë edhe Milot Rashica, shkruan Demokracia.com.

Rashica pati një paraqitje fenomenale në fitoren 2:1 të Werder Bremenit ndaj Eintracht Frankfurtit.

Në këtë formacion, Rashica ka marrë notën 8.2.

Ndryshe, edhe tre futbollistë të Bayern Munichut janë pjesë e kësaj përbërjeje. /Demokracia.com

Të ngjashme