Sport
Paraqitje fantastike e Etrit Berishës para grumbullimit me Shqipërinë
Demokracia
21:56 | 20 Mars 2021

Share:

Gardiani i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, ishte protagonist, në triumfin 1:0, që skuadra e tij SPAL, arriti në shtëpi ndaj Cittadellas në Serie B.

Shqiptari, mbajti portën e paprekur, për 90 minuta, teksa ishte një nga më të dalluarit në fushë.

32-vjeçari u vlerësua me notën 7.8 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.

Një lajm i mirë ky për trajnerin Edi Reja, i cili pritet t’i besojë vendin e titulluarit Berishës, duke pasur parasysh momentin e vështirë që Thomas Strakosha po kalon te Lazio këtë periudhë. /Demokracia.com

Të ngjashme