Lajme
Paraqitja skandaloze e Gërvallës në Dubrovnik, heshtin Kurti e Osmani
Demokracia
18:20 | 09 Korrik 2023

Share:

Asnjë fjalë nuk e kanë thënë kryeministri Albin Kurti e presidentja Vjosa Osmani për incidentin e Donika Gërvallës, ministres së Punëve të Jashtme që të shtunën e quajti “një tigër prej letre” Bashkimim Evropian.

Pa ShBA-në dhe NATO-n, Bashkimi Evropian është “një tigër prej letre” në çështjet e sigurisë, ka thënë dje kryediplomatja Gërvalla.

Deklarata skandaloze e ministres së Jashtme, ka ngjallur teagime të ashpra nga brenda dhe jashtë vendit.

Opozita e ka cilësuar të papërgjegjshme deklaratën e ministres së Jashtme, derisa në një deklaratë nga Dubrovniku i Kroacisë ka reaguar edhe emisari i SHBa-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Por, asnjë reagim ndaj incidentit të shkaktuar nga Gërvalla nuk ka ardhur nga krerët institucional: kryeministri Albin Kurti e presidentja Vjosa Osmani. Ndaj Gërvallës nuk kanë reaguar as deputetët e shumices qeverisëse.

Gjatë një fjalimi në një panel diskutimi në “Forumin e Dubrovnikut” në Kroaci të shtunën, Gërvalla ka deklaruar se evropianët janë në dijeni për dobësitë e tyre në diplomaci dhe siguri.

Sipas kryediplomates së Kosovës, kjo dobësi e Unionit në çështjet e sigurisë përbën rrezik të lartë për rajonin e Ballkanit Perëndimor, për shkak se, siç thotë ajo, i ka dhënë hapësirë Putinit dhe aleatëve të tij që të nxisin tensione në rajon. “Pa SHBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një tigër prej letre”, ka thënë ajo. Javën e kaluar, BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të mospërfilljes së kërkesave të aleatëve perëndimorë.

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024