Sport
Paraqitja fantastike e Kristjan Asllanit në statistika në fitoren e Interit ndaj Feyenoord
Demokracia
22:12 | 05 Mars 2025

Share:

Kristjan Asllani zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme në ndeshjen e Interit kundër Feyenoordit, ku skuadra italiane triumfoi me rezultatin 2-0.  

Mesfushori shqiptar u aktivizua si titullar dhe u vlerësua me notën 7.3 nga faqja e specializuar e statistikave “SofaScore”, duke vërtetuar kontributin e tij të rëndësishëm në fushë. 

Asllani qëndroi në fushë për 81 minuta, para se të zëvendësohej nga Hakan Çalhanoglu, duke treguar një paraqitje të plotë dhe të balancuar.  

Image

Shqiptari regjistroi 1 gjuajtje në portë, fitoi tre duele me kundërshtarët dhe kompletoi 50 pasime të sakta nga 52 në total, duke arritur një përqindje të jashtëzakonshme prej 96% në pasimet e sakta.  

Kjo tregon qartë kontrollin dhe precizitetin e tij në mesfushë. 

Ndeshja kundër Feyenoordit vuri në pah aftësinë e tij për të kontrolluar mesfushën dhe për të ofruar ndihmë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. 

Inter po lufton për tituj në të gjitha frontet, ka forma e mirë e Asllanit, jep besim në ekip edhe për ndeshjet e tjera. 

Të ngjashme