ShowBiz
Paraqitja e Justin në eventin e Hailey-t merr gjithë vëmendjen e rrjetit
Demokracia
11:16 | 29 Gusht 2023

Share:

A është tepër vonë tani për të kërkuar falje?

Justin Bieber nuk i kushtoi aspak rëndësi eventit të fundit të gruas së tij Hailey Bieber për lançimin e produktit të saj të fundit nga “Rhode”.

Krijuesi i hitit “Baby” mbërriti në event me një kostum sportiv gri, të cilin e kombinoi me Crocs të verdhë dhe një kapele rozë.

Nga ana tjetër, Hailey shkëlqeu nga koka tek këmbët me një fustan të shkurtër ngjyrë të kuqe të ndezur, sandale dhe çantë të së njëjtës ngjyrë.

“Rhode” lançoi produktin për trajtimin e buzëve në përbërje luleshtrydheje, i cili u frymëzua nga krofoli me lulushtrydhe i Krispy Kreme.

Ngjarja u zhvillua në një nga dyqanet e këtij të fundit në New York

Të ngjashme