Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 09:15 në Qendrën Korrektuese në Dubravë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e substancave të dyshuara narkotike brenda qendrës.
Oficerët korrektues gjatë kontrollit rutinë të gjësendeve të sjella nga familjarët, më saktësisht të rrobave, kanë arritur ta parandalojnë futjen e substancës së dyshuar narkotike, e cila ishte tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar duke u shpërndarë nëpër pjesë të brendshme të rrobës.
Me të hetuar këtë veprim, stafi përgjegjës për siguri ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç`rast kanë lokalizuar vendin dhe provat materiale.
I burgosuri i dyshuar se substanca narkotike ka qenë e dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa për familjarin e dyshuar, sipas procedurës, është njoftuar policia, thuhet në komunikatë.