Lajme
Parandalohet futja e substancave narkotike në Institutin e Psikiatrisë Forenzike
Demokracia
16:06 | 20 Maj 2022

Share:

Sot rreth orës 09:40 në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovë- IPFK, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës.

Gjatë kontrollimit të rrobave të sjella nga familjarët, oficerët korrektues  kanë zbuluar se në mënyrë të kamufluar brenda rrobave është tentuar të futet  substancë e dyshuar narkotike në IPFK.

Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar substancën e dyshuar narkotike, ndërsa për familjarët e dyshuar, sipas procedurës për rastin është njoftuar policia.

Shërbimi Korrektues i Kosovës çdo herë mbetet i përkushtuar dhe vigjilent në luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës brenda  IPFK-së, institucioneve korrektuese dhe atyre të paraburgimit.

Të ngjashme