Lajme
Parandalohet futja e drogës dhe dy telefonave në Qendrën Korrektuese të Dubravës
Demokracia
17:51 | 28 Gusht 2023

Share:

Në vazhdën e luftimit të dukurive negative brenda institucioneve korrektuese, sot në Qendrën Korrektuese të Dubravës oficerët korrektues kanë parandaluar futjen e dy telefonave mobil dhe sasi të dyshuar të substancave narkotike.

Gjatë bastisjes së të burgosurve, të cilët janë të angazhuar për bartjen e furnizimeve ushqimore brenda perimetrit të sigurisë ne mënyrë të kamufluar këta të burgosur kanë tentuar të fusin brenda gjësendet e cekura më lartë.

“Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë konfiskimin e substancës së dyshuar narkotike, dhe kanë filluar hetimet se si ka ardhur deri te tentimi i futjes së kontrabandës, ndërsa të burgosurit e përfshirë në rast janë veçuar dhe ndaj tyre është iniciuar procedure disiplinore”.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024