Lajme
Paralajmëruan “presion ndaj Qeverisë”, Senatorët amerikanë mbërrijnë në Prishtinë
Demokracia
11:33 | 21 Prill 2022

Share:

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffery Hovenier, ka bërë të ditur se kanë arritur në Prishtinë senaotrët Chris Murphy, Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen.

Hovenier tha se i ka pritur me kënaqësi, teksa shtoi se Shaheen, Murphy e Tillis janë avokues të vjetër për sovranitetin, integrimin euroatlantik të Kosovës e pavarësinë e saj.

Në njoftim, i pari i ShBA-së në Kosovë tha se presin angazhime thelbësore nga liderët kosovarë, teksa përmendi edhe mikpritjen që Kosova u ka bërë refugjatëve afganë.

Kujtojmë se të tre senatorët më herët kanë vizituar Bosnje Hercegovinën dhe Serbinë, teksa Murphy tha se kjo vizitë ka për qëllim forcimin e lidhjeve të Shteteve të Bashkuara me Ballkanin Perëndimor.

Të ngjashme