Lajme
Paralajmëron Britania: Rusia synon t’i japë Iranit mjete të avancuara ushtarake në këmbim të dronëve
Demokracia
17:52 | 20 Dhjetor 2022

Share:

Rusia synon t’i japë Iranit mjete të avancuara ushtarake në këmbim të qindra dronëve, tha të martën ministri britanik i mbrojtjes, Ben Wallace.

“Irani është bërë një nga mbështetësit kryesorë ushtarakë të Rusisë,” i tha Wallace parlamentit si pjesë e një deklarate mbi konfliktin Rusi-Ukrainë.

“Në këmbim të furnizimit me më shumë se 300 dronë kamikaze, Rusia tani synon t’i sigurojë Iranit mjete të avancuara ushtarakë, duke minuar sigurinë e Lindjes së Mesme dhe ndërkombëtare”.

Të ngjashme