Lajme
Paralajmërohet: Kthehen masat antiCOVID
Demokracia
19:59 | 18 Mars 2022

Share:

Ministri austriak i Shëndetësisë, Johannes Rauch njoftoi në një konferencë për shtyp se detyrimi për të mbajtur maska ​​​​në të gjithë vendin do të rifutet si masë, transmeton Demokracia.com.

Për momentin, kjo do të zbatohet për hapësirat e mbyllura si supermarketet, transport publik, farmacitë dhe bankat.

Qyteti i Vjenës ka akses më të rreptë dhe maskat janë të detyrueshme në të gjitha hapësirat e mbyllura, përfshirë shitjet me pakicë dhe koncerte.

“Ne do të rifusim kërkesën për mbajtjen e maskës në ambiente të brendshme,” tha Rauch.

Kujtojmë se nga 1 prilli, Austria do të ndryshojë strategjinë e saj të testimit për koronavirus dhe që atëherë çdo qytetar do të ketë mundësinë të testohet pesë herë me PCR dhe pesë herë me testin e antigjenit pa pagesë. /Demokracia.com/

Të ngjashme