Lajme
Paralajmërohet konferencë e jashtëzakonshme e policisë së Kosovës, kjo është arsyeja
Demokracia
15:09 | 24 Mars 2021

Share:

Policia e Kosovës do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme pasditen e sotme, pas realizimit të një operacioni të suksesshëm policor.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për medie nga Policia e Kosovës në të cilin thuhet se konferenca e jashtë zakonshme do të mbahet në ora 15:30, në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë, përcjell Demokracia.com.

“Operacioni policor i realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, ka rezultuar me arrestimin e disa personave nën dyshimin e bazuar për përfshirje në krim të organizuar. Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, ku do të shpalosin detaje lidhur me operacionin policor”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Përmes kësaj shkrese zyrtare ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme të organizuar nga Policia e Kosovës, e cila ka të bëjë me realizimin  e një operacioni të suksesshëm policor.

Operacioni policor i realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, ka rezultuar me arrestimin e disa personave nën dyshimin e bazuar për përfshirje në krim të organizuar.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, ku do të shpalosin detaje lidhur me operacionin policor.

Vendi : Salla e Stacionit policor “Qendra” në Prishtinë

Datë:    24.03.2021

Ora:      15:30/Demokracia.com/

Të ngjashme