Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka bërë të ditur se nëse Qeveria e Kosovës rikthen masat anti-Covid pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, do të dalin në protesta.
Gastronomët përmes një njoftimi për media ka paralajmëruar protesta nëse ndryshohet vendimi i sotëm, pas zgjedhjeve që do të mbahen të dielën, përcjell Demokracia.com.
““Sqarim: GASTRONOMËT JANË TË REVOLTUAR! Me rastin e shkeljes së masave Anti-Covid për arsye të organizimit të tubimeve politike, dhe shfrytëzimit të hapësirave tona për qëllime të fushatave zgjedhore nga çdo parti politike, është bërë padrejtësi e madhe dhe trajtim i pabarabartë në raport me ne, ekonominë, dhe rreth 100 mijë qytetarë që rrezikojnë të mbesin të papunë në çdo industri! Në rast se vendimi i sotëm ndryshon pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ju njoftojmë se do të ketë organizim të protestave nga gastronomët!”, thuhet në një reagim të gastronomeve.
Të dashur Gastronomë,
Ju njoftojmë se që nga sot, bizneset e gastronomisë në tërë territorin e Kosovës mund të…
Posted by Shoqata e Gastronomëve të Kosovës on Thursday, February 11, 2021
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës sot ka lehtësuar masat anti-Covid.
Sipas vendimit të ri, hiqet kufizimi i lëvizjes dhe zgjatet orari i punës deri në 22:00 për gastronominë./Demokracia.com/