Nënkryetarja e SBAShK-ut, Vjollca Shala ka folur në lidhje me paralajmërimin për grevë.
Ajo është shprehur se paralajmërim ka ardhur pasi sipas saj, në vazhdimësi kanë kërkuar takim me Ministren e Arsimit dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Shala është shprehur që mungon dialogu mes SBAShK-ut dhe Ministrisë së Arsimit.
“Që nga përfundimi i grevës në vitin 2022 përkundër asaj që kemi kërkuar në vazhdimësi të kemi takime me Ministren e Arsimit, ne nuk kemi pasur një takim të tillë që do të thotë se mungon dialogut mes SBAShK-ut dhe Ministrisë së Arsimit”, është shprehur ajo.