Kosova e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2021.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” ishin nikoqirë të Lituanisë në një ndeshje miqësore, raporton Demokracia.com.
Ndeshjen në fjalë e fituan djelmoshat e Bernard Challandesit me rezultat të thellë, 4:0.
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi i cili sonte shënoi gol, pas fitores thotë se “festa mbaron tani”.
“Vitin e kaluar nuk kishim rezultate të mira dhe kjo ishte e rëndësishme të fitonim, me këtë fitore do të bëhet më mirë”, ka deklaruar Muriqi në “RTK”, përcjell Demokracia.com.
“Tani festa mbaron, kemi dy ndeshje mjaft të rëndësishme, kemi filluar mirë dhe duhet të mbarojmë mirë”, tregoi ai.
“Kemi Spanjën dhe Suedinë dhe nuk shkojmë atje të dorëzohemi”, shtoi Vedat Muriqi. /Demokracia.com