Lajme
Paralajmëri i profesoreshës Tromp: Rusia e interesuar të nxisë konflikt në Kosovë
Demokracia
08:31 | 19 Janar 2024

Share:

Nevenka Tromp, ligjëruese në Universitetin e Amsterdamit, ka folur për Tëvë 1, ku ka dhënë mendimet e saj në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.

Ajo ka deklaruar se nuk pret ndryshim në qasjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundrejt Kosovës, pavarësisht kush zgjidhet president.

“Ka gjasa shumë të mëdha që Donald Trump të bëhet sërish president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Asnjë republikan tjetër deri në këto momente nuk po mund ta sfidojë atë. Por pavarësisht se kush do të udhëheqë me Amerikën, unë nuk pres se do të ndryshojë qasja e tyre ndaj Ballkanit Perëndimor e as ndaj Kosovës. Interesat personale nuk mund të ndikojnë marrëdhëniet në mes të dyja shteteve”, thotë ajo.

Ajo ka deklaruar se Rusia është e interesuar të nxisë konflikt në Kosovë.

“Pas luftës në Ukrainë apetitet e Rusisë vetëm sa janë rritur. Rusia nuk ka arritur deri në atë pikë sa të provokojë një luftë më NATO-n, por synon të krijojë konflikte të vogla regjionale. Potencialisht, Moska është e interesuar të nxisë konflikt në Kosovë sepse kjo e fundit nuk është anëtare e NATO-s, dhe kështu Rusia do ta merrte vëmendjen e perëndimit. Përveç Kosovës, situatë e ndjeshme e sigurisë është edhe në Bosnje Hercegovinë”, shprehet Tromp.

Të ngjashme