Lajme
Parada ushtarake për të nderuar ushtrinë amerikane organizohet në ditën e lindjes së Trumpit
Demokracia
08:03 | 03 Maj 2025

Share:

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se një paradë ushtarake do të mbahet për të shënuar 250 vjetorin e ushtrisë amerikane më 14 qershor, e cila bie në të njëjtën ditë me ditëlindjen e presidentit Donald Trump.

Një “festival njëditor” do të mbahet në National Mall në Uashington DC, tha një zëdhënës i ushtrisë, duke shtuar se eventi do të prezantojë 6,600 ushtarë, 150 automjete dhe 50 avionë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Të premten, Trump njoftoi planet për të riemërtuar Ditën e Veteranëve – e njohur si Dita e Përkujtimit në Mbretërinë e Bashkuar – si “Dita e Fitores për Luftën e Parë Botërore” për të festuar kontributet amerikane në konflikt.

Të ngjashme